Një grua është gjetur e mbytur këtë mëngjes në një rezervuar, në Surrel të Tiranës.
Policia njofton se viktima është ende e paidentifikuar, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.09.2020, rreth orës 09:00, në Surrel, në një rezervuar, është gjetur e mbytur një shtetase e seksit femër, ende e paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.