Gjermani, Berlini paralajmëron ndalimin e udhëtimive drejt Vjenës

0
Vi 696x432

Qeveria federale gjermane lëshoi dje në mbrëmje një paralajmërim udhëtimi për Vjenën, pasi e klasifikoi kryeqytetin austriak si një zonë me rrezik për COVID-19.

“Për shkak të numrit të lartë të infeksioneve, aktualisht ka paralajmërime ndalimin e udhëtimeve të panevojshme turistike në Vjenë”, njoftoi Zyra e Jashtme.

Sipas organit qeveritar të kontrollit të sëmundjeve, Instituti Robert Koch (RKI), Vjena renditet si zona e vetme e rrezikut në Austri.

Kriteri qendror për klasifikimin si një zonë rreziku është më shumë se 50 persona të infektuar në shtatë ditët e fundit për 100 000 banorë.

Artikulli i mëparshëmFinalizohet operacioni anti-drogë/ Arrestohen 5 persona në Shqipëri, Itali, Spanjë, Holandë dhe Dubai
Artikulli i radhësMarrëveshje Shqipëri- Greqi/ Fuga: Në Gjykatën e Arbitrazhit shkohet por jo në këtë fazë