VIDEO/ Ekzekutimi në Elbasan: Autorët ishin të maskuar si policë! Ja makina e krimit

0

Qyteti i Elbasanit është tronditur nga një tjetër vrasje mëngjesin e sotëm, ku shënjestra ka qenë vëllai i Talo Çelës, një nga grabitësit e 4.6 mln eurove në Rinas në 9 prill 2019.

Tre persona të veshur si policë kanë ekzekutuar me armë zjarri Bujar Çelën, teksa po konsumonte kafenë e mëngjesit në një lokal në fshatin Bradashesh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45, ku 50-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, pak minuta pas ngjarjes është gjetur një makinë e djegur në fshatin Murras. Automjeti i djegur është i tipit ‘Renault’ me targa AA 876 D dhe dyshohet se i përket autorëve, një skemë kjo e përdorur edhe në ekzekutimet e tjera, për të humbur gjurmët.

Artikulli i mëparshëmAksident me vdekje në Rrugën Kombit
Artikulli i radhësNdërron jetë nga Covid-19 farmacisti korçar