Lajmi se presidenti amerikan, Donald Trump do të ndalojë rrjetet sociale TikTok dhe WeChat dominoi mediat ndërkombëtare.
Nga e diela, amerikanët nuk do lejohen të shkarkojnë këto dy aplikacione.
Sipas BBC, administrata e Trump thotë se kompanitë kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe mund të kalojnë të dhënat e përdoruesve te Kina.
Por Kina dhe të dy kompanitë kanë mohuar diçka të tillë.
BBC raporton se ata që e kanë shkarkuar aplikacionin TikTok do mund ta përdorin deri më 12 nëntor, kur do bllokohet plotësisht. Kurse WeChat do bllokohet plotësisht nga e diela.
Megjithatë, BBC raporton se nuk është e qartë nëse ky vendim do miratohet përfundimisht. Trump pritet ta rishikojë këtë vendim përpara afatit të së dielës.
India i ka ndaluar këto dy rrjete pas përplasjes me Kinën. Kurse Britania e Madhe ka nisur një hetim ndaj tyre.