Bashkia e Kamzës është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu ka publikuar pamje nga bashkia, ku duket tymi dhe flaka në hyrje të institucionit.
Ende nuk dihen arsyet e këtij zjarri, por pritet që zjarrfikësit të mbërrijnë në vendngjarje për shuarjen e flakëve.