Qeveria greke shpërndau falas 5 milionë maska për nxënësit që u rikthyen nëpër shkolla këtë të hënë. Por, që në ditën e parë të shkollës rrjetet sociale u mbushën me foto të fëmijëve me maska që i kishin mbuluar të gjithë fytyrën.
Një gabim në përllogaritje bëri që maskat të prodhoheshin në masë më të madhe seç duhej.
Në Greqi është i detyrueshëm përdorimi i maskës duke nisur nga fëmijët e moshës 4 vjeç e deri te mësuesit. Qeveria investoi 6,1 milionë euro për blerjen e tyre.
Zv/ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kontozamanis, tha se bëhej fjalë për një keqkuptim dhe që gjithçka do të rregullohet.
Nga ana e saj, ndërmarrja që ka dizenjuar maskat thekson se ka ndjekur me përpikmëri udhëzimet e qeverisë për prodhimin e maskave.