Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.00 në fshatin Palokaster është dhunuar një e moshuar.
Bwhet fjalw pwr shtetasen me inicialet P.Q., 75 vjeçe, e cila eshte dhunuar nga një person i paidentifikuar.
E moshuara është goditur nga dhunuesi në shtratin ku flinte, duke i lënë fraktura në trup dhe në fytyrë.
Sipas rrëfimit të te moshuarës ajo ka konflikte me dy familje po nga i njëjti fshat të cilët i kanë vrarë bashkëshortin para 3 vitesh dhe ajo dyshon tek ata. E moshuara po kurohet aktualisht në spitalin rajonal “Omer Nishani”.
Dyshohet se moshuara mund të jetë rrahur edhe nga e bija që vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Aktualisht policia po heton për të zbuluar më tepër rreth ngjarjes.