Ky është momenti drithërues kur dy të moshuar kinezë ribashkohen me djalin e tyre i cili ishte raportuar i zhdukur prej shumë kohësh.
Sipas medieve të huaja, 70-vjeçari dhe gruaja e tij i kaluan afër katër dekada duke u lutur për rikthimin e të birit i cili ishte rrëmbyer në moshën dyvjeçare gjerësisht në vitin 1982.
Pamjet e publikuara gjerësisht në rrjetet sociale tregojnë momentin rrëqethës të familjes.
Bëhet e ditur se policia e kishte identifikuar të birin e tyre përmes të dhënave kombëtare të DNA-s.
Familja nga një fshat i provincës kineze Shaanxi kishte jetuar e qetë dhe e lumtur, përpara se lumturia e saj të “shembej” më 12 maj të vitit 1982.