Një fermer shqiptar ndërron jetë prej stuhisë ‘Ianos’ në Greqi

0

Stuhia që goditi gjatë natës ishujt e detit Jon, Peloponezin Perëndimor, Thesalinë dhe Kardicën, ka shënuar viktimën e dytë në Greqi.

Bëhet fjalë për një fermer 63-vjeçar, trupi i të cilit u rrëmbye nga uji për shkak të shirave të furishëm.

Mediat greke raportojnë se pas disa orësh kërkimesh, është arritur të gjendet trupi i pajetë i shqiptarit, identiteti të cilit nuk dihet.

Po ashtu, raportohet se nga shirat e rrëmbyeshëm është ndërprerë edhe energjia elektrike. Stuhia ‘Ianos’ është përshkruar si uragani mesdhetar. Deri më tani janë konfirmuar dy viktima, ndërsa një grua rezulton ende e zhdukur.

Artikulli i mëparshëmSi e “sfidoi” Suedia trendin global – duke mbajtur shkollat të hapura, megjithë rritjen e rasteve me coronavirus
Artikulli i radhësJeff Bezos është personi i parë në histori që ka më shumë se 200 miliardë dollarë – ja se si e shpenzon pasurinë njeriu më i pasur në botë