Mund ta keni parë me dhjetëra raste në videon shoqëruese të këngëtarit Alban Skënderaj për këngën “Mirëmëngjes”, pa i kushtuar rëndësi, por sot, ajo ka arritur majën e karrierës për shumëkënd. Bëhet fjalë për pasuesen e Plarent Ndrecës në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.
Ajo është Elena Pici, me një aktivizim shumë të ulët politik në media. Mund të numërohen me gishtat e dorës, personat që e njohin vajzën e klipit dhe të bëjnë lidhjen se ajo është e njëjta që sot u emërua nga Sandër Lleshaj si sekretare e Përgjithshme e Ministrisë.
Vajza që luante rolin e kamarieres në klipin “Mirëmëngjes” sot është sekretare ministrie, prandaj mos u dorëzoni. Le të shpresojmë që imazhi i Elena Picit, ta ndihmojë Lleshajn për daljet publike apo edhe për organizimin e punës në ministri. Jemi kuriozë për eksperiencën e saj të mëparshme dhe formimin akademik, por këto janë detaje të tepërta që me siguri, ministri do na i japë me kalimin e kohës, sigurisht përmes rezultatit./dosja.al