Turqia eksportoi salcën e domateve në 99 vende në 8 muaj, me vlerë 93.4 mln dollarë

0

Turqia eksportoi salcën e domateve në 99 vende gjatë tetë muajve të parë të vitit, duke shënuar një rritje me 4.37 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave nga Shoqata e Eksportuesve të Uludağ (UIB).

Eksportet arritën vlerën e 93,4 milionë dollarëve. Iraku ishte destinacioni kryesor, ku zinte 63.35 për qind të eksporteve.

Gjermania, ku eksportet u rritën me 162%, u rendit e dyta. Salca e domateve me vlerë rreth 9.3 milionë dollarë u eksportua në Gjermani në periudhën janar-gusht, nga 3.5 milionë dollarë që kishte shënuar në 8 mujorin e vitit të kaluar.

Eksportet në Japoni, një nga tregjet e rëndësishme të sektorit, u rritën me 11.34% nga 3.6 milionë dollarë në 4.3 milionë dollarë.

Arabia Saudite ishte në krye të listës së vendeve me rritje të konsiderueshme të eksportit në tetë muajt e parë të vitit.

Shitjet u rritën nga 1.3 milionë dollarë në 3.8 milionë dollarë, me një rritje prej 174% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hollanda ishte vendi ku ekpsortet u rritën me 328 për qind në tetë muajt e parë të vitit, ku eksportet kapën vlerën nga 268 mijë dollarë vitin e kaluar në 1.1 milionë dollarë këtë vit.

Turqia është ndër 10 vendet më të mira për sa i përket të ardhurave bujqësore në të gjithë botën.

Në tetë muajt e parë të vitit 2020, eksportet e përgjithshme të Turqisë arritën në 102.5 miliardë dollarë./ Anadolu Agency

Artikulli i mëparshëmUdhëtimet e anuluara nga Covid-19, Tui bie dakord të kompensojë klientët deri në fund të shtatorit
Artikulli i radhës10 vendet më të varura nga turizmi