Udhëtimet e anuluara nga Covid-19, Tui bie dakord të kompensojë klientët deri në fund të shtatorit

0

Tui ka rënë dakord të kompensojë të gjithë klientët, udhëtimet e të cilëve u anuluan për shkak të koronavirusit.

Operatori më i madh turistik në Europë u zotua të bëjë të gjitha pagesat deri në fund të muajit, pasi Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve në Mbretërinë e Bashkuar (CMA) zbuloi se kishte marrë mijëra ankesa nga pasagjerët që pretendonin se kompania e udhëtimit po iu mbante paratë.

Mbikëqyrësi i konkurrencës vuri në dukje se ligji për mbrojtjen e konsumatorit kërkon kompensim të biletës apo paketës së pushimeve brenda 14 ditëve.

“Ndërsa shumica dërrmuese e njerëzve tashmë janë rimbursuar, çdo kërkesë tjetër për persona të pakompensuar, paketa e pushimeve e cila është anuluar si rezultat i Covid-19, do të paguhen deri në 30 shtator 2020”.

Zotimi përfshin të gjitha bizneset e ndryshme të Tui në Britani që ofrojnë paketa pushimesh, duke përfshirë First Choice, First Choice Holidays, Marella Cruises, Crystal Ski, Crystal, Tui Scene, Tui Lakes and Mountains, dhe Skytours.

Bllokimi për shkak të pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar u njoftua për herë të parë në Mars./BBC

Artikulli i mëparshëmRaporti/ Shtetet e pasura, tashmë kanë blerë më shumë se gjysmën e dozave të vaksinës
Artikulli i radhësTurqia eksportoi salcën e domateve në 99 vende në 8 muaj, me vlerë 93.4 mln dollarë