Dy të vdekur dhe 14 të plagosur nga të shtënat masive gjatë një feste në New York

0

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur pas të shtënave gjatë një feste në oborrin e një shtëpie në New York.

Sipas mediave të huaja, shefi i Përkohshëm i Policisë, Mark Simmons, u ka thënë gazetarëve se një burrë dhe një grua, të moshës midis 18 dhe 22 vdiqën gjatë incidentit në qytetin e Rochester, në veri të shtetit të New York-ut, herët të shtunën.

Ndërkohë, bëhet e ditur se 14 të tjerët të plagosur u dërguan në dy spitale të ndara dhe për fat të mirë, asnjëri prej tyre besohet të ketë lëndime të rrezikshme për jetën.

Duke folur pranë skenës së krimit, i cili dukej se shtrihej të paktën në një bllok, Simmons tha: ‘Kjo është me të vërtetë një tragjedi me përmasa epike’.

Oficerët nuk ishin në dijeni të festës dhe iu përgjigjën thirrjeve për të shtëna për t’u përballur me pamjen e ‘rreth 100 njerëzve’ që vraponin nga vendi i ngjarjes, tha Simmons.

Ai shtoi: ‘Kjo është edhe një tragjedi tjetër ku individët po bëjnë këto festa shtëpiake të paligjshme, të pa sanksionuara që ndodhin në këto prona, të cilat – numër një – nuk është e sigurt për shkak të COVID-19, për shkak të kushteve. Dhe pastaj ju shtoni alkool dhe dhunë dhe thjesht bëhet një katastrofë’.

Shefi i përkohshëm tha se asnjë i dyshuar nuk ishte në paraburgim, duke shtuar se është shumë herët për të treguar nëse bëhej fjalë për të shtëna nga një ose më shumë persona.

Artikulli i mëparshëmQë nga e hëna, Franca, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar vendosin masa të reja lokale – pas rritjes së rasteve me coronavirus
Artikulli i radhësMagjia e natyrës në Slloveni: Ujëvara ngjyrë të gjelbër smeraldi që të lë pa fjalë!