Gareth Bale është zyrtarisht një futbollist i Tottenhamit, pasi klubi londinez ka mbyllur huazimin e tij për një vit.
Uellsiani është kthyer në klubin ku ishte bërë i njohur para se të bënte hapin gjigant në karrierë duke kaluar te Real Madridi.
31-vjeçari fluturoi në Londër të premten pasi Spurs kishin rënë dakord të paguanin pagën e tij rreth 20 milionë funte dhe tarifën e huazimit.
Bale i cili fitoi dy tituj në La Liga, katër trofe të Ligës së Kampionëve, si dhe një Copa del Rey, do të veshë fanellën me nr. 9 te Tottenham.
Bale shënoi vetëm tre gola në 20 paraqitje për Real Madrid sezonin e kaluar. Gjatë kohës sa ishte në Real në total ai shënoi 105 gola në 251 paraqitje.
Si pjesë e Tottenham ai është paraqitur në 203 ndeshje për ne në të gjitha garat, duke shënuar 55 gola, 26 vetëm në edicionin 2012/13.
Gareth deri tani ka 85 paraqitje për Uellsin dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 33 gola.