Vrasja e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë, pistoleta e gjendur është e autorëve, por jo arma e krimit

0
Klevis Kapllani dyshohet se u vra për shkak të ngjarjeve në Elbasan:  Personat që nxorrën në pritë, viktima i njihte

Arma e gjetur pak metra larg vendit ku u vra 33-vjeçari Klevis Kapllani në Rrogozhinë, rezulton të jetë e atentatorëve. Burime zyrtare pranë grupit hetimor konfirmojnë për ABC News, se pas krahasimit të bërë me gëzhojat e mbledhura në vendngjarje është zbuluar se pikërisht nga kjo pistoletë nuk është bërë qitje

Dyshimet e policisë janë se arma i ka rënë në tokë një nga dy autorët e dyshuar të vrasjes, gjatë kohës që po largoheshin me shpejtësi pasi kryen krimin.

Tashmë pistoleta tip “Glok” duket se është e vetmja provë e fortë për hetuesit, që mund t’i çojë drejt identifikimit të autorëve. Ekspertiza paraprake ka zbuluar disa shenja gishtat të lëna mbi armë, të cilat po verifikohen.

Nga ana tjetër, policia e Kavajës po mban nën vëzhgim edhe dy persona të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në atentatin e 33-vjeçarit.

Klevis Kapllani u ekzekutua me breshëri plumbash brenda mjetit “Fiat Punto”, vetëm pak metra larg banesës së tij në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

Ai u gjet i pajetë rreth orës 6 të mëngjesit të 15 shtatorit nga një banor i zonës, i cili kishte dalë për të grumbulluar qumështin.

Por, për hetuesit, vrasja 33 vjeçarit, i njohur edhe me emrin Bledar mendohet të ketë ndodhur gjatë mbrëmjes së 14 shtatorit, teksa ai ishte duke shkuar në shtëpi pasi kishte pirë kafe në lokalin e fshatit.

Viktima është me precedent penalë dhe i dënuar në Itali për trafik droge dhe dy vite më parë, pasi kishte shlyer dënimin ishte kthyer në Shqipëri.

Kapllani ishte baba i një fëmije të mitur, ndërsa vrasja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje për shkak të drogës.

Artikulli i mëparshëmBillie Eilish, stërvitja e re koreografike e trupit, pa pajisje
Artikulli i radhësFOTO/ Kejvina Kthella ndryshon ngjyrën e flokëve dhe fansat mbetën “pa fjalë”