Ditë zie për Silvester Stallone, humb njeriun më të shtrenjtë

0
Ditë zie për Silvester Stallone, humb njeriun më të shtrenjtë

Jackie Stallone, nëna e aktorit hollivudian Sylvester Stallone është ndarë nga jeta në moshën 98 vjeçare.

Lajmin e ka bërë me dije aktori Frank Stallone përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se e ndjera “vdiq në gjumë ashtu si kishte dashur”.

‘Këtë mëngjes unë dhe vëllezërit e mi humbën nënën tonë Jackie Stallone. Ajo ishte nëna e katër fëmiëjve, Tommy, Sylvester, Frankie dhe motra ime e ndjerë Toni Ann. Ajo ishte një grua e mrekullueshme. Vdiq në gjumë ashtu si ka dashur. Ishte e vështirë për të mos e pëlqyer , ajo ishte një person i shkëlqyer. Ajo lindi më 29 nëntor 1921 në Washington DC dhe jetoi në kohën e depresionit të madh dhe Luftës së Dytë Botërore. Unë flisja me orë të tëra për vitet 20-30 dhe 40. Ishte si një mësim historie. Mendja e saj ishte e mprehtë deri ditën që vdiq. Ajo kishte shtatë nipër e mbesa.Vëllai im Silvester u kujdes për të si Mbretëreshë gjatë gjithë jetës së saj. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje ta telefonoj mamanë time apo të më bërtasë se pse nuk jam martuar kurrë. Do të më mungosh gjithmonë mami’ shkruan në postim vëllai i Sivestër Stallone.

Image
Image
Image
Artikulli i mëparshëmEksperimenti i BB: Bizneset shqiptare reaguan më mirë ndaj thirrjeve për zbatim të ligjit, sesa kërcënimeve
Artikulli i radhësGruaja 102 vjeçe nga SHBA-ja që i mbijetoi Gripit Spanjoll, mposht edhe COVID-19