Gjobiten me nga 1 mln lekë dy lokale, festuan pa respektuar protokollet e sigurisë

0

Dy lokale në Shkodër janë gjobitur me nga 1 milionë lekë secili. Lokalet janë “ndëshkuar” pasi kanë organizuar ceremoni festive pa respektuar protokollet e sigurisë.  Këto ambiente kanë hapur dyert për festë dhe janë gjobitur nga autoritetet dhe nëse janë përsëritës do të gjobiten sërish dhe madje u pezullohet aktiviteti 6 muaj.

Masa te tilla janë ende në fuqi nga qeveria pa një afat të caktuar kohor. Shkodra është aktualisht një nga qytetet më të prekura nga pandemia me 376 persona aktivë me Covid-19.

Artikulli i mëparshëmAs me të tallur, PS nuk mund ta propozonte këtë “hapje listash”
Artikulli i radhësMSH apelon për kujdes, 131 raste me COVID-19 dhe 3 të vdekur në 24 orët e fundit