Gjendja e gjyqtarit të komanduar të Gjykatës së Kurbinit, Dedë Miri, është rënduar.
Gjyqtari prej ditësh rezulton i infektuar me koronavirus, ndërsa është i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Mësohet se gjyqtari Miri para se të niste studimet ka punuar 15 vite edhe në minierë dhe vuan nga astma.
Ndërkohë, në gjykatën e Kurbinit kanë rezultuar të infektuar edhe dy gjyqtarë të tjerë.