“Veprim klasi nga Klopp” – tifozët përshëndesin veprimin e gjermanit për kartonin e kuq të Christensenit

0

Jurgen Klopp ka reaguar ashpër ndaj stafit të tij që filluan të duartrokisnin kartonin e kuq të pranuar nga mbrojtësi i Chelseat, Andreas Christensen.

Mbrojtësi danez e pranoi kartonin në fund të pjesës së parë, duke e lënë kështu skuadrën londineze në 45 minutat e dytë me dhjetë lojtarë në fushë.

Në momentin që ndodhi ai veprim, stafi i Liverpoolit e duartrokiti vendimin e gjyqtarit, mirëpo Kloppi reagoi menjëherë.

Gjermani u kërkoi anëtarëve që mos të bëjnë më asnjëherë një gjë të tillë, e kjo gjë u përshëndet nga tifozët e të dyja ekipeve.

Liverpooli e fitoi takimin me rezultat 2-0 me golat e shënuara nga Sadio Mane, duke marrë kështu fitoren e dytë në edicionin 2020/21 në po aq ndeshje të zhvilluara. 

Artikulli i mëparshëmE kryer, Morata do të rikthehet te Juventusi, sot kryen testet mjekësore
Artikulli i radhësPërgjegjësi për pandeminë në administratën e Trumpit: Jemi shumë afër një vaksine anti COVID-19