‘Bomba’ e parë e koronavirusit/ Nisin paditë ndaj fshatit-resort

0
‘Bomba’ e parë e koronavirusit/ Nisin paditë ndaj fshatit-resort

BILD

‘Bomba’ e parë e koronavirusit në Europë shpërtheu në Ischgl- tani resorti i skive në Austri rrezikon pasoja të kushtueshme.

Turistët nga Gjermania, Austria dhe Zvicra, që u infektuan me koronavirus, kanë nisur të padisin Republikën e Austrisë dhe Shtetin e Tirolit.

Të mërkurën, Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit në Austri tha se ka nisur të depozitojë paditë e para në Gjykatën Rajonale të Vjenës.

Bëhet fjalë për kompensimin dhe njohjen e dëmeve të shkaktuara. Detajet do të bëhen të ditura në një konferencë për shtyp.

Mes padive janë edhe raste nga Gjermania- që ose kanë vuajtur shumë prej sëmundjes, ose kanë vdekur- siç është rasti i një burri nga Rheinland.

Sipas shoqatës, personat përgjegjës reaguan me shumë vonesë pas shpërthimit të virusit.

Nga Ischgl – virusi u përhap në 45 shtete. Autoritetet nuk reaguan pasi nuk donin të dëmtonin sezonin e skive.

Artikulli i mëparshëm‘Unë jam Krishti i rimishëruar’/ Arrestohet lideri i një kulti të rrezikshëm
Artikulli i radhës‘Do ma ndërtonte shtëpinë një shoqatë e huaj, por shteti kërkon 5 mijë euro për lejen’