Dollari amerikan vazhdon të forcohet ndërsa Paundi humbet sërish pikë. Bursa për datën 23 Shtator 2020

0

Kjo e mërkurë ka shënuar një rënie të lehtë të vlerës për monedhën europiane e cila është blerë këtë mëngjes me 123.6 lekë dhe është shitur me 124.1 lekë.

Ndërkaq Paundi britanik vijon sërish të ndjekë një kurbë negative duke u blerë sot me 134 lekë dhe duke u shitur me 135.3 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Dollari amerikan ka fituar sërish pikë ditën e sotme në raport me dje pasi është blerë me 105.5 lekë dhe është shitur me 106.3 lekë me një rritje prej 0.3 pikë.

Referuar tregut valutor vendas Franga zvicerane ka regjistruar rënie duke u blerë sot me 114.3 lekë dhe duke u shitur me 115.1 lekë, krahasuar me ditën e martë.

Bursa për datën 23 Shtator 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA392.75+ 3.75
DIESEL319.25+ 2.50
BRENT41.45+ 0.38

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmShpiket llamba UV që mund të dezinfektojë hapësirat e mbyllura dhe të “vrasë” koronavirusin
Artikulli i radhësReali përgënjeshtron lajmin për Odegaard: Të gjitha rezultatet për COVID-19 janë negative