Pas shumë vitesh në detyrë, Arsen Sinomati ka dhënë dorëheqjen nga detyra e zv/drejtorit të Policisë së Tiranës.
Motivi zyrtar është për çështje personale, familjare. Ndërkaq disa ditë pas dorëheqjes së Sinomatit, ka ardhur dhe emërimi i ri.
Zv/drejtor i Policisë së Tiranës është emëruar Altin Merizaj.
Altin Merizaj ka qenë më parë Shef komisariati në Sarandë dhe nëndrejtor tek Drejtoria e Kufirit dhe e Emigracionit në Durrës.