Tronditet Greqia, murgu abuzon seksualisht me 7 djem të mitur që i mbante në shtëpi

0

Një murg francez në Greqi akuzohet që të ketë abuzuar seksualisht me 7 fëmijë të mitur.

Murgut në fjalë UNHCR dhe OJQ-ja ARSIS i kishin besuar mbrojtjen dhe kujdesin ndaj 7 refugjatëve të mitur nga Pakistani, por rruga që ai ndoqi ishte tjetër, shkruajnë mediat greke, përcjell ABC News.

Në fund të janarit të 2017, murgu kishte shkruar pranë ARSIS, për t’i kërkuar që të merrej me mbrojtjen e të miturve të pashoqëruar.

Por, më pas ai u dënua me 6 vite burg për abuzim me të mitur, mbi 14 vite burg për ngacmim të vazhdueshëm seksual dhe posedim të lendeve narkotike nga gjykata e Selanikut.

Si fillim murgut i dhanë nën kujdes tre djem të mitur të moshës 14, 16 dhe 17-vjeçare, më pas ai i kërkoi organizatës që edhe t’i strehonte.

Kështu, numri i fëmijëve që ai mbante në një apartament në Selanik ishte shtatë.

Fëmijët më pas treguan se abuzimet nga ai ishin të përditshme, ndërsa rrëfyen po ashtu, se nuk bënë zë pasi kishin frikë se mos mbeteshin në rrugë.

Artikulli i mëparshëmDhurimet dhe huatë ndajnë Komisionin në vendimin për gjyqtaren Elona Toro
Artikulli i radhësSa ar ka mbetur pa u nxjerrë nga minierat dhe cilat janë burimet kryesore në botë?