UEFA ka publikuar kandidatët finalë për çmimet e sezonit 2019-2020 në kompeticionet e klubeve.
Kapiteni i kampionëve të Europës (Bayern Munchen) Manuel Neuer, sulmuesi Robert Lewandowski dhe mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, do të konkurrojnë për “Çmimin e lojtarit më të mirë të UEFA-s”, për sezonin që lamë pas.
Për herë të parë që prej vitit 2010, dy superyjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, nuk nominohen për këtë çmim.
Ceremonia do të zhvillohet më 1 tetor, kur do të hidhet dhe shorti për ndarjen e grupeve të Ligës së Kampioneve.
Asnjë lojtar nga nënkampionët e Europës, PSG-ja, apo dhe Lyoni, që shkoi deri në gjysmëfinale të kompeticionit nuk është vlerësuar për çmimin final.