VIDEO virale/ Aksidenton këmbësorin te vijat e bardha, zbulon se…

0
This image has an empty alt attribute; its file name is auto_aksidenti31600713912.jpg

Një video u bë virale dhe ngjalli shumë debat jo vetëm në Britaninë e Madhe.

Një shofere goditi një person teksa kalonte vijat e bardha. Ajo u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më vonë.

Aksidenti u regjistrua para dy vitesh në Leicester. Fatheha Begum Abedin u hutua teksa përdorte celularin dhe goditi kalimtarin, duke e plagosur rëndë.

Policia nisi një kërkim për të zbuluar shoferen, e cila nuk u ndal pasi goditi 61-vjeçarin.

Por habia e parë ishte se i plagosuri nga aksidenti ishte vjehrri i saj.

Përpara hetuesve, gruaja nxori një seri gënjeshtrash. Fillimisht tha se nuk e mbante mend që kishte bërë aksident. Më pas tha se kishte pasur një krizë në timon.

Në fund, hetimet zbuluan se ajo i dinte të gjitha. Gjykata e dënoi me 18 muaj burg, nga këto 12 muaj për pengim të drejtësisë. Asaj i është hequr patenta për 2 vjet e nëntë muaj.

Për habi, në sallën e gjyqit ishte edhe vjehrri i saj.

Komentuesit online fillimisht ngritën dyshime se aksidenti mund të kishte qenë i qëllimshëm dhe se ajo e ka goditur vetë vjehrrin pasi e ka njohur. Hetuesit nuk kanë nxjerrë një përfundim të tillë.

Artikulli i mëparshëmPërse ‘vala e dytë’ e koronavirusit po sjell kaq pak vdekje?
Artikulli i radhësVIDEO: “Dëgjo këtu ti o p*derast m*ti”, deputeti merr një telefonatë por harron që është në mbledhje online: Pse çfarë bëra unë?