Forcat Speciale RENEA kanë rrethuar tashmë pallatin, nga i cili 71 vjeçari Lefter Zhidru është duke qëlluar me breshëri automatiku ndaj policisë në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan.
Personi është foto është 71-vjeçari, i cili fillimisht është grindur me bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar ndaj policisë në momentin kur ka ardhur policia.
Shënjestër e plumbave të armës së tij kanë qenë fillimisht katër policë të forcave “Shqiponja”, për fat të mirë ata janë shmangur, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy të rinj, respektivisht Dilaver Konaxhiu 21 vjeç dhe Ledio Saraçi 22 vjeç.
I moshuari u grind fillimisht me bashkërshorten dhe më të mbërritur policia u mbyll në shtëpi duke qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre.
Pavarësisht tentativave për të negociuar, i moshuari i përgjigjet forcave të rendit me të shtëna dhe duket se do të jetë RENEA ajo që do të zgjidhë krizën e krijuar.
Mësohet se gruaja e tij ndodhet në komisariatin e policisë për të shpjeguar më tej në lidhje me rrethanat e ngjarjes dhe të dhëna të tjera të nevojshme për policinë që mund të ndihmojnë zgjidhjen e problematikës së krijuar.