Erdogan kritika të ashpra ndaj Izraelit, përfaqësuesi i këtij vendi largohet nga salla e OKB-së

0

Ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan, u largua derisa presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan po mbante një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën, duke e akuzuar atë për antisemitizëm.

“Erdogan vazhdon gënjeshtrat dhe deklaratat e tij antisemitike kundër Izraelit dhe është e rëndësishme që bota të njohë standardet e dyfishta me të cilat ai ka jetuar për shumë vite”, ka deklaruar Erdan.

Sipas JerusalemPost, Erdogan kritikoi politikat e Izraelit në Jerusalem dhe ndaj Palestinës.

“Pushtimi dhe shtypja e Palestinës është një plagë gjakderdhëse e njerëzimit”, citohet të ketë thënë Erdogan.

Presidenti turk tha “dora e ndyrë” – me sa duket duke iu referuar izraelitëve – është “duke rritur vazhdimisht guximin e saj” në vendet e shenjta të Jerusalemit.

Erdogan përgëzoi palestinezët, të cilët ai tha se “qëndruan kundër politikave izraelite të dhunës dhe frikësimit për më shumë se gjysmë shekulli”.

Presidenti turk akuzoi Trumpin si një “bashkëpunëtor” me Izraelin dhe e quajti planin e tij të paqes “një dokument të dorëzimit”.

“Turqia nuk do të mbështesë asnjë plan për të cilin populli palestinez nuk jep pëlqimin”, ka thënë më tej Erdogan. “[Plani] nuk do të thotë asgjë përtej shërbimit të përpjekjeve të Izraelit për të gërryer parametrat bazë ndërkombëtarë”.

Sa për vendet që hapën ose planifikojnë të hapin ambasada në Izrael, përkatësisht në Jerusalem, Erdogan tha se “shkelja e tyre e ligjit ndërkombëtar shërben vetëm për ta bërë konfliktin më të komplikuar”.

“Konflikti Palestinez mund të zgjidhet vetëm me një shtet të pavarur, sovran të Palestinës, bazuar në kufijtë e ’67 me Jerusalemin lindor si kryeqytetin e tij. Kërkimi i zgjidhjeve përveç kësaj është i kotë, i njëanshëm dhe i padrejtë”, deklaroi ai.

Artikulli i mëparshëmHakerët rusë spiunojnë agjencitë qeveritare me një kurs trajnimi të rremë të NATO-s
Artikulli i radhësFutet në tren dhe pa ndonjë arsyetim fillon ta grushtoj brutalisht 29-vjeçaren, kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka brenda metrosë së Floridas