Një konsumatore e cila ishte futur në një dyqan për të blerë, është bërë temë diskutimi në Lingfield të Anglisë, ku pasi punonjësit i kërkuan të mbajë radhën dhe të respektoj distancën sociale, ajo humbi kontrollin nga nervoza dhe filloi të thyej shishet e verës nëpër rafte.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar gruan e nervozuar duke bërtitur dhe thyer shishet e verës nga raftet.
Ajo madje largohet nga dyqani plotësisht e qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. E një punonjës që ka dashur të mbetet anonim ka treguar në detaje se si ka ndodhur ngjarja.
“Ajo u nervozua aq shumë sa që filloi t’i bërtet koleges time, që i shërbente dhe qëndronte prapa xhamit mbrojtës. Gjithçka ndodhi sepse i kërkuam të mbajë radhën dhe të respektoj distancën sociale”, ka shtuar ai.
Në anën tjetër pronaret e dyqaneve në Britani të Madhe i kanë dërguar një letër kryeministrit Boris Johnson, nga i cili kërkojnë veprime ligjore kundër personave që ushtrojnë dhunë fizike ndaj punonjësve të tyre.