Reali përgënjeshtron lajmin për Odegaard: Të gjitha rezultatet për COVID-19 janë negative

0
(Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Lajmi i publikuar nga programi Onda Madrid lidhur me infektimin e Martin Odegaard me coronavirus, duket të ketë qenë i pavërtetë.

Mediat spanjolle raportuan se mesfushori norvegjez ka rezultuar pozitiv në testimet e realizuara pas kthimit nga Real Sociedadi.

Mirëpo, në njoftimin zyrtar të Los Blancos thuhet se askush nga lojtarët e as nga stafi trajnues nuk ka rezultuar pozitiv.

“Klubi futbollistik i Real Madridit informon se pas testimeve për COVID-19 që janë bërë te ekipi i parë i futbollit dhe stafi trajnues, të gjitha rezultatet kanë ardhur negative”, thuhet në njoftimin e Los Blancos.

Në ndërkohë, El Chiringuito raporton se Odegaard kishte dalë fals pozitiv në testimin e parë, prandaj është ritestuar dhe pastaj ka dalë negativ. 

Artikulli i mëparshëmDollari amerikan vazhdon të forcohet ndërsa Paundi humbet sërish pikë. Bursa për datën 23 Shtator 2020
Artikulli i radhësLiverpooli nuk planifikon blerje të tjera, por gjashtë futbollistë pritet të largohen