8 vaksina kundër koronavirusit janë thuajse në faza përfundimtare për t’u prodhuar. Mesi i vitit të ardhshëm besohet se një prej këtyre vaksinave të certifikuara do të jetë edhe në Shqipëri.
Marrëveshja që qeveria shqiptare ka nënshkruar me Covax siguron aksesin që vendi ynë të mund të blejë dozat e para, të një vaksinë të sigurt:
“Ka në listën e tyre ato 8 vaksina të cilat janë më të avancuara dhe që janë në fazat e testimit klinik. Mendoj që në mesin e 2021-t, mund të fillojë përdorimi masiv i vaksinës, sepse pavarësisht se mund të ketë kompani të cilat janë goxha të avancuara me prodhimin, duhet të shohim efektet afatshkurtër dhe afatgjatë”.
Shqipëria do të ketë akses të marrë doza të vaksinës së Covid për 20% të popullatës, ndaj dhe ekspertët kanë nisur sugjerimet për grupet që duhen vaksinuar të parët:
“Personeli shëndetësor, arsimtarët, sëmundje kronike të popullatës. Gazetarët, mediat janë të përfshirë në grupin e riskut…”
Marrëveshja me Covax, nuk e pengon vendin tonë që të marrë një tjetër vaksinë që nuk është pjesë e këtij gurpimi, por së pari ajo duhet të jetë e licencuar dhe e sigurt për përdorimin në popullatë.