BILD
Tani kriza ekonomike në Turqi po ndikon edhe shëndetin e popullsisë.
Ambasadori amerikan paralajmëron se do bllokohet dërgimi i ilaçeve në këtë vend.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan, 66 vjeç, ka një problem të madh me paratë.
Lira turke po humbet vlerën e saj gjithmonë e më shumë. Tani spitalet shtetërore nuk paguajnë dot faturat.
Ambasadori amerikan në Ankara, David M. Satterfield tha gjatë një konference: “Nëse Turqia nuk paguan borxhet, kompanitë farmaceutike nuk do i shesin më ilaçe”.
Satterfield po ashtu tha se borxhi i spitaleve publike për kompanitë farmaceutike është rritur nga 230 milionë dollarë në 2.3 miliardë dollarë brenda një viti. Është një rritje dhjetëfish e borxhit.
Për këtë arsye, sipas Satterfield, edhe Sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross u takua me Erdogan dhe Ministrin e Financave, Berat Albayrak.
Të dy premtuan se do të zgjidhin problemin.