Joni Gjebrea dhe vajza simpatike, Merlin Haxhiymeri u fejuar në 2018.
Dy të rinjtë celebruan dashurinë e tyre dhe ndanë me ne copëza nga festa, që sipas zakonit mblodhi bashkë dy familjet dhe miqtë e afërt.
Përmes ceremonisë private larg syrit mediatik, djali i këngëtarit dhe prezantuesit shqiptar, Ardit Gjebrea zbuloi dhe partneren e tij, Merlin.
Joni dhe Merlin, më të dashuruar se kurrë, pas dy vitesh lidhje të konsoliduar ndërmorën edhe hapin e madh.
Por mesa duket, pas dy vitesh fejesë, ata i kanë dhënë fund. Nga ajo çfarë mund të shohim nga rrjetet sociale, Merlin dhe Jon tanimë nuk janë më bashkë.
Në profilin e saj në rrjetet sociale, Merlin ka larguar çdo foto që kishte me Jonin, dhe duhet thënë që nuk ishin të pakta, shkruan gazetarja Enida Himaj.
Merlin gjithashtu ka hequr nga gishti edhe unazën e fejesës, të cilën vetë djali i moderatorit e zbuloi për ndjekësit në rrjetet sociale kur ajo i tha “Po”.
Nga ana tjetër, Jon Gjebrea ka mbyllur “Instagram”-in e vjetër ku kishte foto me të fejuarën e tij, dhe duket se në “Instagram”-in e ri zgjedh të ketë ndjekës vetëm njerëzit e njohur, duke larguar kështu vëmendjen nga kjo ndarje pa shumë zhurmë.
Ndërkaq dy të rinjtë kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.