Familjarët e komisarit të vrarë Artan Cuku hedhin në gjyq Ministrinë e Brendshme

0
Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku, familja e tij bën lëvizjen e papritur -  Aktualitet

Familjarët e ish-komisarit të vrarë Artan Cuku, konkretisht e veja e tij dhe vëllezërit e tij, i janë drejtuar Gjykatës Administrative, me një aktpadi, ku kërkojnë dëmshpërblim nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.

Kjo aktpadi vjen në momentin kur drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj për Bledar Jambellin, që akuzohet si urdhërues i vrasjes së Artan Cukut.

Familjarët kërkojnë nga institucionet shtetërore t’i dëmshpërblejnë për dënimin pasuror dhe jopasuror që iu ka ardhur si rezultat i humbjes së jetës së familjarit të tyre, të ndjerit Artan Cuku për shkak të detyrës së tij, si ish-drejtues i Policisë së Shtetit.

Çështja është shortuar dhe së shpejti palët pritet të përballen në sallën e gjyqit.

Artan Cuku është shpallur dëshmor i Atdheut, përderisa hetimet nxorën në dritë faktin se ai u ekzekutua për shkak të detyrës si zyrtar i Policisë së Shtetit.

Por ndërkohë, urdhëruesi i vrasjes dhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë ende nuk janë dënuar nga drejtësia.

Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci mundën tu shpëtonin dhe prangave, dhe fituan statusin si azilant në shtetin grek.

I vetmi i dënuar për krimin është Mikel Shallari, i cili ka patur rolin e ekzekutorit. Ky i fundit mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe rrëfeu për hetruesit emrat e urdhëtuesve të krimit, duke përfituar në këmbim një dënim me vetëm 10 vite burgim.

Artikulli i mëparshëmDjali i Ardit Gjebreas i jep fund fejesës pas dy vitesh
Artikulli i radhësNigeria kërkon të privatizojë kompaninë e saj shtetërore të naftës. Bursa për datën 28 Shtator 2020