Kreu i OFL-së në hetim për korrupsion dhe dekonspirim aksionesh policore

0
Vetingu/ Konfirmohet në krye të Departamentit të Policisë Kriminale, Artan  Shkëmbi, kandidat për BKH -

Vetëm pak muaj pasi rezultoi i pastër në tre shtyllat e vetingut.

Por drejtori i Drejtorisë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Artan Shkëmbi, njëkohësisht edhe kreu i Operacionit Forca e Ligjit, është pezulluar nga detyra.

Shkëmbi është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe vendimi i pezullimit është marrë nga Gjykata e Posaçme.

Prej disa javësh SPAK ka një çështje për të për akuzën e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit hetimor, duke dekonspiruar aksionet e policisë.

Artan Shkëmbi është akuzuar nga opozita edhe se ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit dhe më pas i katapultuar në Policinë e Shtetit.

Artikulli i mëparshëmUdhëzimi/Ndryshojnë procedurat e kalimit të pagesës për shitjet e shtëpive, do procedohen noterët që përdorin llogari biznesi
Artikulli i radhësKreu i OFL/ Ish-sigurimsi i akuzuar se shiste policët te kriminelët, kaloi vetingun