LUFTA: Cila është origjina e konfliktit azero-armen?

0

Një konflikt prej disa dekadash midis Armenisë dhe Azerbajxhanit fqinj për rajonin e Nagorni-Karabahut u rindez sot, pasi të dyja palët raportuan luftime të ashpra për territorin e diskutueshëm.

Rajoni malor, i cili ka një popullsi kryesisht armene, të krishterë, përfshin rreth 4 500 kilometra katrore, ku jetojnë azerë myslimanë.

Një luftë midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, të cilat janë të dy ish-republika sovjetike, filloi në vitin 1988, ndërsa qeveria lokale e Karabahut deklaroi synimet për t’u bashkuar me Armeninë, ndërkohë që Bashkimi Sovjetik filloi të shpërbëhej.

Luftimet, fillimisht midis milicive etnike, u intensifikuan megjithë përpjekjet e qeverisë sovjetike në ikje për të rivendosur paqen me forcat e sigurisë.

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991, një luftë e gjithanshme shpërtheu për këtë provincë.

Rreth 30 000 persona u vranë para se lufta të mbaronte me një armëpushim në 1994.

Marrëveshja u ndërmjetësua nga Rusia dhe paraardhësja e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).

Nagorni-Karabahu mori veten nga lufta me një qeveri gjysmautonome, të mbrojtur nga forcat etnike armene.

Sidoqoftë, rajoni është njohur zyrtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, sipas OKB-së.

Tensionet që ziejnë mbi rajonin janë përshkallëzuar me ndërprerje dhe kanë rezultuar në shkelje të armëpushimit të vitit 1994.

Sot, ushtritë e Azerbajxhanit dhe Armenisë raportuan luftime të ashpra në rajon, hera e parë të këtyre përmasave që nga e ashtuquajtura ”luftë katërditore” në 2016.

Autoritetet në Nagorni-Karabah folën për bombardime të mëdha të kryeqytetit, Stepanakert dhe u kërkuan banorëve të moshës 18 vjeç e lart që të përgatiten për veprim, ndërsa Armenia ka vendosur ligjin ushtarak.

Të dy palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për fillimin e luftimeve.

Armenia është në aleancë ushtarake me Rusinë, ndërsa Azerbajxhani ka lidhje të ngushta me Turqinë. Erdogan tashmë ka premtuar mbështetje për Azerbajxhanin.

Ndërkohë, udhëheqësit europianë dhe Papa Françesku kanë bërë thirrje për një fund të menjëhershëm të luftimeve dhe kthim në tryezën e negociatave.

Artikulli i mëparshëmKoronavirusi/ Alfred Cako jep alarmin: Ndaloni! Ja çfarë shkakton termometri në ballë
Artikulli i radhësPse COVID-19 manifestohet në mënyra të ndryshme?