Dy deputetët Myslim Murrizi dhe Artur Roshi kanë fituar gjyqin në Gjykatën Administrative ndaj kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, për dhurimin e tri pagave për luftën dhe pasojat e pandemisë Covid 19.
Më 2 prill 2020 me vendimin 44 me shumicë të votave byroja e kuvendit vendosi që deri në përfundim të pandemisë Covid 19, por jo më shumë se tre muaj deputetët të përfitojnë pagë 50 % të pagës aktuale neto. Por pikërisht ky vendim sipas deputetëve ishte i padrejtë dhe duhet anuluar pasi atyre u janë cenuar interesat e ligjshme.
Në objektin e padisë së dy deputetëve thuhet ‘‘Shfuqizimin e vendimit nr. 44, date 02.04.2020 “ Për trajtimin e përkohshem financiar mujor të deputeteve të Kuvendit të Shqiperisë gjatë periudhës së gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga covid-19”, të Byrose së Kuvendit të Shqipërisë.
Ata kërkonin që Kuvendi i Shqiperisë, ti paguajë të gjitha perfitimet financiare që burojnë nga legjislacioni për “Statusin e Deputetit” që lidhen me ushtrimin e funksionit, për periudhën Mars 2020- Maj 2020 me pagë neto të plotë.
E pas pagimit të pagës së plotë dy deputetët kërkuan që ti pasqyrohet kjo pagesë edhe në librezën e punës duke i kërkuar gjykatës „Detyrimin e palës së paditur Kuvendi i Shqipërisë që në përputhje me “Statusin e Deputetit” të bëjë korrigjimet përkatëse në librezën e punës dhe atë të kontributeve shoqerore.
Aktualisht kuvendi i Shqipërisë ka 122 deputetët ndërsa vetëm Murrizi e Roshi rezulton se kanë depozituar padinë duke kërkuar gjysmën e pagës së mbajtur për tre muajt Mars, Prill, Maj.
Me pagën e tyre në fondin e veçantë për përballjen me Covid 19 kontribuuan e një sërë institucionesh publike pas letrës së dërguar tek ta prej kreut të kuvendit Gramoz Ruçi.