Naftëtarët e Ballshit sërish kanë dalë në protestë, ndërsa kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë urie.
Punonjësit janë mbledhur para uzinës, ndërsa shtuan se në Tiranë nuk iu dëgjua zëri.
“E provuam zgjidhjen deri në Tiranë. Siç kërkuan mjekët dhe takuan ministren duke i dhënë zgjidhje, ne nuk na priti njeri. Ministrja u tregua shumë arrogante. Opsionet janë dhënë. Le ta mbyllet nëse nuk duan të filloj punë”, tha Sokol Dautaj, kryetari i sindikatës së naftëtarëve të bashkuar.
Mësohet se në grevën e urisë do të futen edhe gra.
Ndërkohë kërkesa kryesore e tyre mbetet e njëjtë, ajo e rifillimit të punës në mjediset e uzinës.