Nigeria kërkon të privatizojë kompaninë e saj shtetërore të naftës Nigerian National Petroleum Corporation (NNPC) nëpërmjet një projektligj të ri për naftën, I cili po diskutohet aktualisht në Parlament, njoftoi Reuters të hënën.
Senati i Nigerisë dhe Dhoma e Përfaqësuesve duhet të ratifikojë projektligjin, i cili ka vite që po diskutohet në vend, në mënyrë që të bëhet ligj.
Sipas dy burimeve të cilët folën për Reuters, Presidenti i Nigerisë Muhammadu Buhari tashmë e ka dërguar projekt-ligjin në Senatin Nigerian.
Sipas projektligjit, NNPC do të operojë si një njësi tregtare që nuk do të ketë qasje në fondet shtetërore, njoftoi Reuters.
Nigeria, aktualisht prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i naftës në Afrikë, ka përgatitur projekt-ligjin në fjalë për naftën prej dy dekadash, duke kërkuar të ndryshojë regjimin e rentës minerare dhe regjimin e ndarjes së prodhimit të rezervave të saj të naftës dhe gazit.
Në fund të vitit të kaluar, Nigeria prezantoi një sistem të kombinuar të prodhimit dhe tarifës bazuar në çmim për të zëvendësuar sistemin ekzistues të bazuar në prodhim, i cili ndryshon në varësi të zonave të operacioneve, komentoi një përfqaqësues i KPMG mbi ndryshimet. Nigeria prezantoi një rentë bazë prej 10 përqind për naftën e papërpunuar dhe kondensatat e prodhuara në det të thellë në më shumë se 200 metr në thellësi dhe 7.5 përqind për zonat në tokë. Renta e bazuar në çmim zbatohet kur çmimi i naftës tejkalon 20 dollarë për fuçi.
Në fillim të këtij muaji, drejtori menaxhues i grupit NNPC Mele Kyari tha se kompania ishte në bisedime për të shitur aksionet e shumicës në katër rafineritë kryesore të Nigerisë, të cilat kanë të gjitha nevoja të madha për modernizimin e tekonologjisë ekzistuese.
Nigeria ka katër rafineri, dy në Port Harcourt një në Warri dhe një Kaduna, por të gjitha rafineritë në prodhuesin më të madh të naftës në Afrikë janë shumë të vjetra dhe kanë nevojë emergjente për rinovim. Gjatë pesë viteve të fundit, kapacitetet e përdorimit në këto rafineri nuk kanë tejkaluar 30 përqind.
Bursa për datën 28 Shtator 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 405.50 | + 7.25 |
DIESEL | 328.75 | + 6.25 |
BRENT | 41.54 | + 0.48 |
©aktualitet.al