Zbulohen të tjera detaje në lidhje me pezullimin e kreut të OFL-së Artan Shkëmbi.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se Artan Shkëmbi është akuzuar për dekonspirim të operacioneve dhe shitjeve të informacioneve tek kriminelët.
Shkëmbi akuzohet për nxjerrjen e sekreti hetimor si dhe për shpërdorim detyre. Burime bëjnë me dije se Shkëmbi ka nxjerrë një informacion të dhënë nga autoritetet gjermane.
Këta të fundit, pasi kanë verifikuar se nga u ka rrjedhur informacioni, kanë zbuluar se ka qenë vetë kreu i OFL-së Artan Shkëmbi, spiuni brenda policisë.
Gjermanët e kaluan informacionin në SPAK dhe më pas, kjo strukturë ka kërkuar pezullimin e kreut të Policisë Kriminale, njëkohësisht edhe të OFL-së.
Ende nuk dihet se çfarë çështje ka dekonspiruar Shkëmbi.