Nagorni-Karabaku, një rajon malor, me pyje të mëdha, pa dalje në det në Kaukazin e Jugut, është në zemër të një përplasjeje të armatosur që ka shpërthyer sërish javën e kaluar midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Të dielën, rajoni u trondit nga luftimet më të ashpra që nga viti 2016, duke nxitur frikën e një lufte midis dy ish-republikave sovjetike, e cila kërcënon të përfshijë një nga një fuqitë më të mëdha botërore.
Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për fillimin e dhunës dhe ka raporte për dhjetëra të vdekur. Në dy ditë luftime, si forcat armene, ashtu edhe ato azere kanë përdorur helikopterë, dronë, tanke dhe artileri të rëndë.
“Ne jemi një hap larg nga një luftë në shkallë të gjerë,” tha Olesya Vartanyan, zyrtare e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, një OJQ e përqendruar në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve vdekjeprurëse.
Ajo ka paralajmëruar se përplasjet e tanishme mund të evoluojnë në një përshkallëzim më të madh sesa ato të prillit të vitit 2016 kur dhjetëra njerëz nga të dyja palët mbetet të vdekur për shkak të luftimeve.
Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për armëpushim, sepse Nago-Karabak shërben si një korridor për tubacionet botërore të naftës dhe gazit. Sikur të mos mjaftonte kjo, luftimet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë kërcënojnë të përfshijnë lojtarët rajonalë si Rusia, e cila është në një aleancë ushtarake me Jerevanin dhe Turqinë, e cila mbështet Bakun.
“Ai është një rajon me rëndësi ndërkombëtare, i cili është bërë edhe më i rëndësishëm në 25 vitet e fundit për shkak të tubacioneve të naftës dhe gazit”, thotë analisti Thomas de Ëaal. “Eshtë një rajon që kufizohet me Iranin dhe cilësohet si lagje jo vetëm ruse por edhe europiane. Sikur të mos mjaftonte kjo në rajon u përfshi në vitin 1990 edhe SHBA-ja.
“Ajo që kemi parë vitet e fundit është mos-angazhim nga SHBA-ja në këtë çështje, dikur ajo merrte një rol shumë më udhëheqës sesa bën tani. Edhe pse është e paqarë se cfarë ka ndodhur, Azerbajxhani duket se është ai që ka filluar një ofensivë ushtarake”, thotë Ëaal.
Armenia, e cila ka shpallur një gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake, ka akuzuar Turqinë se ka ndërhyrë në konflikt, duke dërguar mijëra mercenarë nga Siria veriore në fushën e betejës. Në përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, Franca, Gjermania, Italia, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Rusia kanë kërkuar një armëpushim, por deri më tani kjo kërkesë duket se ka shkuar në vesh të shurdhët.
“Nëse vendosni Armeninë dhe Azerbajxhanin në hartë, do ta shikoni se rajoni ka një vendndodhje strategjike shumë të rëndësishme. Kemi Turqinë në perëndim, Iranin në jug, Rusinë në veri dhe sasi të mëdha të rezervave të gazit në detin Kaspik në lindje, të cilat kalojnë shumë afër vendit ku po zhvillohen luftimet tani”, thotë analisti Robin Forestier-Ëalker.
“Për sa i përket përfshirjes në terren, armenët janë shumë të shqetësuar për zhurmat që vijnë nga Turqia, nga vetë Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka dhënë prerazi mbështetjen e tij për Azerbajxhanin.”
Të dielën, pas një telefonate me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, Erdogan u bëri thirrje armenëve që të dalin kundër udhëheqësve të tyre të cilët ai pretendonte se ishin “duke i tërhequr ata drejt katastrofës”. Presidenti turk ka thënë se solidariteti i tij me Bakun do të është i padiskutueshëm.
“Ka pasur stërvitje ushtarake në gusht midis Azerbajxhanit dhe Turqisë dhe ka disa dyshime të pajustifikuara se disa prej pajisjeve ushtarake që Turqia solli mund të jenë akoma në Azerbajxhan dhe mund të përdoren kundër ushtrisë armene,” tha Forestier-Ëalker. “Le të mos harrojmë gjithashtu praninë ushtarake të Rusisë në Armeni dhe përfshirjen e saj në ndërmjetësimin e krizës, por edhe në furnizimin me armë si të Armenisë ashtu edhe të Azerbajxhanit gjatë gjithë këtyre viteve”, shtoi ai.
Kryeministri armen u bëri thirrje fuqive botërore që të parandalojnë Turqinë që të ndërhyjë në konflikt. Lideri i Nagorni Karabakut akuzoi po ashtu Turqinë për dërgimin e mercenarëve dhe aeroplanëve ushtarakë për të luftuar, duke pretenduar se tashmë “lufta ka tejkaluar kufizimin e konfliktit në vetëm ndërmjet Karabakut dhe Azerbajxhanit”.
Potenciali për përfshirjen e Turqisë në konflikt, po shikohet me kujdes nga Rusia, e cila është në anën e kundërt me vendet e NATO-s në konfliktet në Libi dhe Siri. Rusia ka një bazë ushtarake në Armeni dhe favorizon këtë partneritet strategjik.
Irani në jug … ka ofruar të ndërmjetësojë në bisedimet e mundshme të paqes.”
Konflikti në Nagorno Karabak nisi gjatë shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, kur ky rajon dhe shtatë qarqe të tjera të Azerbajxhanit u morën nën kontroll nga separatistët e mbështetur nga Armenia. Ky rajon shpalli pavarësinë gjatë një konflikti që zgjati nga viti 1988 deri më 1994, ku u vranë të paktën 30 mijë njerëz dhe qindra mijëra të tjerë u zhvendosën.
Edhe pse Nagarag-Karabah është pjesë e Azerbajxhanit sipas ligjit ndërkombëtar, armenët, të cilët përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë, rreth 150,000 banorë refuzojnë të qeverisen nga Azerbajxhani. Ata kanë ngritur një qeveri lokale dhe mbështetjen financiarisht nga Armenia.
Deri më tani raportohet për 32 të vrarë dhe 100 të plagosur gjatë sulmeve. Pala armene thotë se i ka shkaktuar humbje të mëdha Azerbajxhanit duke përfshirë këtu shkatërrimin e dhjetëra tankeve si dhe rrëzimin e helikopterëve dhe dronëve. Por, Azerbajxhani i hedh poshtë këto pretendime. Ashtu si edhe në periudhat e mëhershme të dhunës, duket se të dyja palët po i ekzagjerojnë dëmet ushtarake ndaj njëra-tjetrës dhe po përfshihen në një luftë informative, me qëllim propagandën.
“Al Jazeera”, “BBC”- SI