Historia shokuese e 33-vjeçarit: I dhanë vetëm 24 orë për të jetuar, por ka muaj që po lufton me vdekjen

0
This image has an empty alt attribute; its file name is James.jpg

James McGill iu dhanë 24-48 orë jetë në maj, por prej atëherë ai ka thyer pritshmëritë dhe vazhdon të luftojë duke shpresuar se do të dalë nga spitali në kohë për Krishtlindje.

Zyrtari 33-vjeçar i degës irlandeze të rrjetit Google u shqetësua kur një thyerje e krahut nuk po shërohej, por zbuloi se kishte kancer të trurit dhe prej muajsh është i bllokuar në krevat.

Pesha e McGill ra në vetëm 37kg por ai rezistoi edhe kur doktorët i dhanë 24-48 orë jetë.

Grupi i Google në Dublin tha se ai kishte thyer krahun dy vjet më parë por dukej se nuk po i shërohej kurrë. Në dhjetor pa e ditur shkakun ai humbi fuqinë në këmbën e majtë dhe nisi të rrëzohej shpesh.

Më pas James humbi aftësinë për të pirë ose gëlltitur.

James shkoi në spital në janar dhe një radiografi i dha lajmin shkatërrimtar se kishte një limfomë në tru.

Por megjithatë ai shpreson që një ditë të kthehet në shtëpi dhe miqtë e tij kanë ngritur një faqe donacionesh për të mbledhur 120 000 dollarë që nevojiten për ta bërë shtëpinë e tij të përshtatshme për gjendjen e tij.

Duke treguar historinë e tij James thotë: “Kur mësova rezultatin isha në shtëpinë e prindërve. Mora telefonatën dhe nisa të qaj në krahët e tim eti. Pak pas kësaj humba aftësinë për të pirë e kapërdirë. Bëra operacionin për të parë çfarë kisha dhe rezultoi një limfoma. Prej atëherë jam i shtrirë në krevat.”

Prej kufizimeve të koronavirusit James nuk mund të ketë vizitorë të tjerë përvec prindërve të tij: “Nuk mund t’i thoja personalisht sepse nuk lejohej. U detyrova ta bëj në lidhje video. Deri në maj kisha humbur shumë në peshë. Nga 60kg arrita në 37kg brenda disa muajsh.”

“Por kam arritur të rezistoj, dhe besoj se jam pak më mirë.

“Kam bërë shumë sesione kemioterapie, që ka qenë një betejë madhore e trupit dhe e mendjes. Çdo herë ka qenë e vështirë. Mjekët këtu në Beaumont kanë qenë të mrekullueshëm.

“Tani objektivi im është të kthehem në shtëpi për Krishtlindje. Miqtë e mi kanë ngritur një faqe donacionesh për të bërë disa përshtatje, kam nevojë për mbajtëse nga tavani dhe një zgjerim në shkallët.

“Është impresionuese të shohësh sa p[ara janë mbledhur deri tani, kjo më ka inkurajuar shumë sepse shikoj shumë njerëz që më mbështesin”, tha ai.

Artikulli i mëparshëmShqiptarët po blejnë gjysmën e Venezias, mediat italiane vënë alarmin
Artikulli i radhës“Kali i Trojës”, shkencëtarët zbulojnë mënyrën për vetëshkatërrimin e kancerit pa ilaçe