Familja mbretërore u ka kërkuar të paktën 20 personave nga stafi që të shkojnë në Sandringham gjatë periudhës së Krishtlindjeve për t`i ndihmuar me përgatitjet për festën. Ata kanë refuzuar duke thënë se nuk dëshirojnë të largohen e izolohen nga familjet e tyre në këtë kohë Covidi.
Kjo do të thotë që për herë të parë pas 33 vitesh mbretëresha do jetë e detyruar t`i kalojë festat e fundvitit në Kështjellën Windsor, duke thyer traditën.
“Mbretëresha është nxehur keq. Stafi duke përfshirë kuzhinierët, kamerierët dhe pastruesit është i revoltuar. Ata nuk duan të tregohen jobesnikë, ama nuk mund as të lënë familjet e tyre në një kohë të tillë pandemie”, thotë një burim pranë familjes mbretërore për The Sun.