Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos, ka qenë në qendër të lajmeve këto javët e fundit, pas arratisë së tij nga Spanja.
Ai ka shkuar të jetojë në Dubai, pasi akuzohet se ka marrë 100 mln euro ryshfet nga mbreti i ndjerë i Arabaisë Saudite, Abdullah.
Në kulmin e kësaj çështje, vjen një rrëfim interesant nga biznesmenia Corinna zu Sayn-Wittgenstein, 56 vjeç.
Ajo ka qenë e dashura e mbretit spanjoll gjatë periudhës 2004-2009, ndërsa Juan Karlos, 82 vjeç, ishte i martuar.
Corinna tregon se fillimisht marrëdhënia e tyre ka qenë sekrete, ndërsa më pas Juan Carlos nuk e vriste mëndjen ta fshihte aferën me të.
“Mbaj mend një takim të sikletshëm me djalin e Juan Carlos, Felipe VI (që sot është mbreti i Spanjës, pasi i ati hoqi dorë nga froni më 2014), gjatë një evenimenti.
Takimi ishte shumë i sikletshëm, por kur erdhi Juan Carlos, as u përpoq ta fshihte afërsinë tonë.
Ai mori hopa djalin tim 5-vjeçar dhe po luante me të”, tregon biznesmenia daneze.
Sipas saj, i biri i Juan Carlos e dinte për marrëdhënien e tyre, pasi ishte në dijeni për problemet martesore të prindërve, të cilët flinin më vete.
Por, edhe pse pas vitit 2009, marrëdhënia e tyre mori fund dhe ata ishin thjesht miq, ishte viti 2012, kur shpërtheu “skandali”.
Juan Carlos e mori me vete Corinnan gjatë një udhëtimi safari në Botsvana, në të cilin ai theu një brinjë.
“Ai donte që të rikthehej me mua dhe këmbënguli për të më marrë në këtë udhëtim.
Por e parandjeja se do ndodhte diçka e keqe”, tregon ajo.
Pas incidentit, historia e tyre u publikua në shtypin spanjoll, ndërsa Connina thotë se e gjithë kjo ishte organizuar nga Familja Mbretërore, e cila kërkonte ta detyrontë Juan Carlos të abdikonte nga froni mbretëror.
“Pas këtij udhëtimi filloi ferri për mua.
Shërbimi i fshehtë spanjoll më përgjonte, përndiqte dhe kisha frikë për jetën time”, thotë Corinna.
Madje, gjatë një udhëtimi, në një tunel mes Nisës dhe Monacos, ajo pati frikë se do të përfundonte si Princesha Diana, e vrarë në aksident.
“Për këtë arsye, Juan Carlos më dhuroi 65 milionë euro pas atij udhëtimi, për shkak të presionit dhe ankthit të fortë që përjetova, por edhe si shenjë dashuroie”, tregon ajo.
Para këto që tashmë janë në hetim, pasi Juan Carlos akuzohet se i ka marrë ryshfet.