Tensionet me detin/ Greqia sfidon Turqinë, ja lëvizja e fundit që do të bëjë me ndihmën e SHBA

0
Tensionet me detin/ Greqia sfidon Turqinë, ja lëvizja e fundit

Ashtu siç paralajmëroi edhe kryeministri grek dy javë më parë, Greqia po synon të modernizojë marinën, forcat e këmbësorisë si edhe forcat ajrore, të cilat duhet të përballen me Turqinë në Egje. Greqia planifikon blerjen e avionëve “Rafale” nga Francë, që i përkasin gjeneratës së katërt. Duke iu referuar burimeve nga forcat ajrore, gazetari Vassilis Skoularakos shkruan se Greqia synon blerjen e avionëve të avancuar amerikanë F-35 deri në vitin 2025, me qëllim vendosjen e balancës në Mesdhe.

Ai shkruajti:

Ne nuk mund të mjaftohemi vetëm me avionët e gjeneratës së katërt Rafale. Jemi në një rrugë me vetëm një drejtim dhe Greqia nuk ka rrugë tjetër vetëm se të blejë avionë të gjeneratës së pestë. Bëhet fjalë për avionët F-35, të cilët do të blihen në vitet 2024-2025.

Përveç avionëve “Rafale”, Greqia ka në plan të blejë edhe katër fregata të avancuara në vitet në vijim, me qëllim modernizimin e marinës përballë Turqisë, e cila ka rritur investimet ushtarake gjatë viteve të fundit.

Artikulli i mëparshëmShkarkimi nga detyra i kreut të Operacionit Forca e Ligjit, vjen paralajmërimi i fortë i Dritan Zaganit: Prisni kur të…
Artikulli i radhësInfektohen 5 mësues të Gjimnazit “Sami Frashërit”, mbyllet e gjithë shkolla