Udhëtarët dhe stafi i aeroportit të Rinasit braktisën terminalin pas një alarmi për bombë. Këto pamje tregojnë reagimin pasi u mësua lajmi.
Autoriteti i Aviacionit Civil deklaroi se po testonte sistemin e gatishmërisë, por udhëtarët nuk e dinin.
Aeroporti “Nënë Tereza” ka dalë në një deklaratë zyrtare në lidhje me testimin për bombë që u krye sot.
NJOFTIMI I TIA
Një test i fshehur i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar në bashkëpunim me Policinë e Komisariatit Rinas, brenda ndërtesës së aeroportit, “i identifikuar si alarm për bombë” ka bërë që në orën 11.29 të ditës së sotme, datë 30 Shtator 2020, të bëhet evakuimi i të gjithë pasagjerëve dhe punonjësve të aeroportit, pasi u vunë në veprim procedurat e Planit të Emergjences për raste të tilla.
Të gjithë pasagjerët dhe punonjësit e aeroportit kanë rihyrë në terminal, pas njoftimit të policisë së Komisariatit Rinas se ky “alarm” ishte nje test i fshehtë.
Njoftojmë pasagjerët dhe familjarët e tyre se operimi i aeroportit po vazhdon normalisht dhe nuk ka vonesa në fluturimet që janë program.
Ju falenderojmë shumë për mirëkuptimin tuaj.