Aurela Gaçe thumbon të gjithë këngëtarët shqiptarë që numërojnë miliona klikime

0
Kënga e Aurela Gaçes bëhet virale në Tik Tok/ Me dhjetëra fansa kërcejnë me  tingujt e “Lento Lento” | CNA

Jennifer Lopez dhe Maluma publikuan pak ditë më parë këngën e ndarë në dy pjesë që mban titullin “Pa’ti & Lonely”, që do të paraqitet si kolonë zanore e filmit ‘Marry Me’ .

Ndërkohë këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe, ka zgjedhur pikërisht këtë projekt të famshëm nga dyshja, për të ironizuar dhe thumbuar këngëtarët shqiptarë.

“3 ditë, 3 milionë e 500 mijë shikime. Ndërkohë, Subscribers në Youtube 13.4 milionë. Ose këta s’kanë fansat (që dmth o kanë këta o s’di tjetër) ose s’dinë te blejnë, ose ose, duhet të ishin shqiptarë që të kishin më shumë sukses në këto lloj punësh. Ah, nejse thuaj. Po të ishin këtu, do të kishin thyer rekorde edhe më shumë se kaq. Do të shkruante edhe media për thyerje rekordesh. Po nejse thuaj. Hajt natën”, ka shkruar Aurela, duke ironizuar faktin se Lopez dhe Maluma nuk kanë aq fansa sa kanë artistët shqiptarë.

Me pak fjalë, Aurela sapo hodhi një thumb për mënyrën se si disa këngëtarët shqiptarë marrin miliona klikime, në shumë pak kohë.

Image
Artikulli i mëparshëm“Si do t’i vejë halli pandemisë?” Më mirë të jesh optimist apo pesimist?
Artikulli i radhës3 këshilla “të vogla” nga miliarderët për të mposhtur frikën e dështimit