FOTO/ Zgjerohet skandali, lëvizte me makinë pa dokumente, Lleshaj tani i ndryshon targat ‘BMW-së’

0

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka ndryshuar targën e mjetit luksoz që përdor, të blerë me mashtrim në Gjermani.

Mjeti, i cili deri pak kohë më parë ka mbajtur targën AA 976 UT, tashmë i janë ndryshuar targat, në AB 395 BC.

Kujtojmë këtu se skandali, lidhet me blerjen e një mjeti luksoz tip BMW, për të cilin Lleshaj thotë se ka kushtuar rreth 50 mijë euro.

Mjeti në fjalë është blerë nga Policia e Shtetit, për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Gjermani, por më pas mjeti është sjellë në Shqipëri me targa gjermane, dhe ka qenë parkuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Image

Më pas mjetit në fjalë i janë vënë targat shqiptare AA 976 UT, dhe mjeti është dërguar pranë Ministrisë së Brendshme dhe përdoret nga ministri Sandër Lleshaj.

Në datën 9 shtator 2020, duke iu referuar burimeve zyrtare pranë institucioneve shtetërore, mjeti në fjalë qarkullonte me targa false.

Në lidhje me këtë skandal, një shkresë i është drejtuar nga CNA, DPSHTRR-së dhe Policisë së Shtetit.

DPSHTRR, në shkresën e datës 02.09.2020 drejtuar redaksisë së CNA.al, jep një përgjigje qesharake, ndërsa thotë se “Nuk mund të japim të dhënat personale të shtetasve pa pëlqimin e tyre”.

Image

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ende nuk ka kthyer asnjë përgjigje.  

Ndërsa, Ministria e Brendshme, pasi mjetit i janë ndryshuar targat, pranon se makina me të cilën lëviz Sandër Lleshaj, ka mbajtur përkohësisht targat AA 976 UT.

Pra, e pranon se mjeti ka lëvizur me targa false.

Në përgjigjen e mbërritur në 25 shtator, e cila mban vulën dhe firmën e Drejtorit të Kabinetit në Ministrinë e Brendshme, pranohet se mjeti ka lëvizur me targa false.

Në shkresë thuhet se mjeti ka mbajtur përkohësisht targat e sipërpërmendura.

“Targa AA 976 UT është në përdorim të mjeteve në pronësi të Ministrisë dhe strukturave të saj të varësisë, është i pajisur me siguracion në përputhje me legjislacionin në fuqi

Nëse i referoheni mjetit tip “BMW”, në pronëse të ministrisë së Brendshme, i cili ka mbajtur përkohësisht targën e lartpërmendur, ju bëjmë me dije se ai është pajisur me siguracion të detyrueshëm”-thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Brendshme.

Image

Edhe pse ministria e Brendshme thotë se janë AA 976 UT, janë targa të mbajtura përkohësisht, ende nuk ka vënë në dispozicion dokumentacionin që tregon se për kë është blerë mjeti,  kush e bleu, si e bleu, pse u targua me targa false dhe pse lëviz pa siguracion.

Por, çfarë ndodhi?

Tashmë mjeti mban targën AB 395 BC. Kështu, vetë Lleshaj pranon se ka lëvizur me targa false, por tashmë mjetit i janë ndryshuar targat.

Sandër Lleshaj ka përdorur një mjet i cili është blerë nga Policia e Shtetit për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Gjermani dhe ka qarkulluar me targa false.

Sandër Lleshaj në vend që të përgjigjej për skandalin në të cilin është përfshirë, hodhi një mal me akuza dhe sulme ndaj medias.

Pas sulmeve dhe akuzave, Sandër Lleshaj ndryshoi targat e makinës dhe tashmë nuk kemi një ministër që lëviz me një mjet me targa false, por me një mjet me targa të rregullta, dhe ndoshta edhe me siguracion.

Por, fakti është se Sandër Lleshaj me ndryshimin e targave të mjetit, ka pranuar se ka qarkulluar për një kohë me një mjet me targa false dhe pa siguracion.

Që në rastin e një qytetari të thjeshtë, në rast se ai do të kapej, do të burgosej. Ndërsa ministri ka luksin të ndryshojë ato sipas qejfit.

/Marrë nga CNA

Artikulli i mëparshëmBasha: Plani ynë me 5 hapa nuk është program elektoral, por plan rimëkëmbjeje
Artikulli i radhësAmbasadori britanik: Palët t’i qëndrojnë ‘5 qershorit’, nuk ka më kohë