Ferencvaroshi dhe Myrto Uzuni realizuan sot ëndrrën e pjesëmarrjes në fazën finale të grupeve të Ligës së Kampioneve. Kampionët e Hungarisë arritën të kalonin me sukses fazën “play-off” duke eliminuar me rezultatin total 3-3 norvegjezët e Moldes.
Falë 3 golave në Norvegji, Ferencvaroshi fiton të drejtën të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve për sezonin 2020-2021.
Futbollisti i Shqipërisë Myrto Uzuni ishte fare pranë shpalljes hero i ekipit të famshëm hungarez teksa dërgoi topin në rrjetë në minutën e fundit shtesë të takimit, por goli i tij u anullua për pozicion jashtë loje. Ai u aktivizua për 90 minuta të plota duke dhënë gjithçka për ekipin e tij.
Ish-futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit do të luajë për herë të parë në karrierën e tij në Ligën e Kampioneve, ndërsa Ferencvaroshi kthehet të luajë në elitën e futbollit të klubeve europiane pas 24 vitesh.