Ngjyra e zezë është simboli i fuqisë, mbizotërimit, tërheqjes dhe elegancës, por është gjithashtu zgjedhja e parë e njerëzve të ndjeshëm që përpiqen të heqin veten nga qendra e vëmendjes.
Disa njerëz kënaqen nëse veshin të zezë në çdo pikë të ditës. Mund të jetë një mëngjes i shpejtë me miqtë ose takimet e stafit. Darka familjare? E zezë, natyrisht!
Ngjyra e zezë i bën njerëzit të ndjehen rehatshëm, dhe rezulton se kjo ngjyrë thotë shumë për personalitetin e dikujt. E zeza simbolizon fuqinë dhe ata që e veshin atë shpesh gëzojnë dominimin ose përpiqen të rimarrin fronin e tyre.
A i përkisni ndonjërit prej këtyre grupeve?
Ngjyrat që ju zgjidhni flasin shumë për personalitetin tuaj dhe mënyrën sesi njerëzit e tjerë ju perceptojnë, ato kontrollojnë sesi na trajtojnë njerëzit e tjerë.
“Burrat me të zeza” konsiderohen të stilit të lartë, të suksesshëm dhe elegant. Shoqëria i sheh këta njerëz si individë që kujdesen mirë për veten dhe pamjen e tyre fizike. Zgjedhja e një këmishë të zezë mbi një të verdhë të ndritshme tregon që ju jeni një person emocional që nuk hapeni lehtë.
Nga ana tjetër, njerëzit që veshin të zeza nga çorapet e tyre, e deri në të brendshme janë nganjëherë të shqetësuar dhe e kanë të vështirë të përqendrohen në gjëra. Kjo është arsyeja pse e gjithë dollapi i tyre mbytet në rroba të zeza. Kjo ngjyrë i bën ata të ndjehen më të mbledhur dhe të qëndrueshëm.
Veshja e zezë nuk ju vë në qendër të vëmendjes. Ju ndoshta e urreni gjithë vëmendjen që merrni, kjo ju bën të zgjidhni këmisha të zeza pa pushim.
Sipas psikologëve, e zeza është një simbol i prestigjit dhe fuqisë. Ata që e veshin atë gjatë gjithë kohës duan të merren seriozisht. Këta individë ndoshta janë ambiciozë dhe presin që të respektohen nga të tjerët.
Në shumicën e universiteteve evropiane, manteli i diplomimit është i zi. Është një ngjyrë tepër tërheqëse, e cila jep vetëbesim. David Zyla, stilist, ka një shpjegim të përsosur për këtë, ai tha: “Edhe nëse veshjet tuaja janë të mbushura me rroba të një larmie ngjyrash dhe nuancash, ekziston gjithmonë ngjyra që ju i jepni një preferencë më të madhe sepse ndiheni më rehat dhe më të sigurt në të. Është vetë ngjyra që pasqyron karakterin tuaj”.