Një italian zgjidhet kreu i ri i Prezencës së OSBE në Shqipëri

0
President of the Parliament of Montenegro Mr Ranko Krivokapuć received  newly appointed Ambassador of the Republic of Italy to Montenegro H.E. Vincenzo  Del Monaco, today

Vicenzo Del Monaco do të jetë kreu i ri i OSBE në Shqipëri.

Ambasadori italian do të zëvendësojë gjermanin Bernd Borchardt, që u largua nga Shqipëria pas disa skandalesh.

Lajmin për emërimin e ka bërë të ditur misioni italian në OSBE.

“Një urim për shumë fat ndaj ambasadorit Vincenzo Del Monaco. Italia ju uron sukses në detyrën e re, në përfitim të agjendës reformuese të qeverisë shqiptare dhe të popullit shqiptar,” thuhet në mesazh.

Ndërkohë vendi është aktualisht në mesin e një krize, për shkak të shkeljes së marrëveshjes nga ana e qeverisë për reformën zgjedhore.

Artikulli i mëparshëm‘Alarm’ për bombë në Rinas, testohet sistemi i sigurisë
Artikulli i radhësStandardet e dyfishta të SPAK/ Shtyhet seanca për Shkëmbin